“Do sjell gruan unë, ti ik krijo familjen tënde” Vëlla e motër përplasen për shtëpinë

Shqipëria

“Do sjell gruan unë, ti ik krijo familjen tënde” Vëlla e motër përplasen për shtëpinë

Më: 3 maj 2020 Në ora: 21:58

Seanca e ndërmjetësimit sot në “Shihemi në gjyq”, në Tv Klan vendosi përballë njëri-tjetrit motër dhe vëlla. Silva dhe Mondi kane një konflikt prej disa vitesh me njëri-tjetrin dhe shkak për këtë është bërë një shtëpi.

Silva mes lotësh tregon se e kishte shumë të vështirë që të sillte vëllain në seancën e ndërmjetësimit, por nuk kishte zgjidhje tjetër sepse nuk mund të zgjidhin dot konfliktin midis tyre.

Silva: Më ka sjellë një siklet shumë i madh këtu. (qan) Shumë e vështirë të flasësh kundra vëllait, por situata të sjell në shumë mënyra.

Mondi: Ta kishe të vështirë, nuk më sillje këtu mua.

Silva: Më duro të flas të lutem deri në fund. Unë të duroj në shtëpi, të paktën më duro ti këtu, e bëra veprimin erdha deri këtu, të paktën ti në shtëpi nuk më dëgjon, më dëgjo këtu, të më dëgjojnë dhe gjithë njerëzit që më njohin. Shumë e vështirë është, por s’kam çfarë bëj ndryshe. Zonja Eni, pikësëpari e kam shumë të rëndë që kam sjellë vëllain këu, por situata ka ardhur deri aty sa nuk po merremi vesh motër me vëlla.

Eni Çobani: Patjetër nuk diskutohet, por ke qenë e detyruar në një farë mënyre që të jeni këtu sot.

Silva: Ne jemi 4 fëmijë dhe nëna me babin i thonë 6. Motra është martuar shumë e vogël dhe në shtëpi kemi jetuar vëllai, unë dhe vëllai tjetër që kam në Amerikë prej 20 vitesh. Kur kanë lindur disfatat shumë të mëdha që problematika ka ardhur deri këtu, kanë lindur situata shkallë mbas shkalle, ndoshta prej prindërve tanë që ne jemi në këtë situatë, që është shumë e vështirë ta thuash, por jemi të detyruar ta themi. Unë kam një problem shumë serioz me tim vëlla. Unë jam 51 vjeç dhe nuk jam shkëputur kurrë nga familja ime.

Eni Çobani: Pra s’keni krijuar familjen tuaj asnjëherë?

Silva: Absolutisht jo! Unë s’jam shkëputur 51 vjet nga prindërit e mi, nga vëllezërit, nga motra, nga nipërit dhe mbesat, që shumica e treçerekut të Tiranës më njeh shumë mirë, se ashtu më kanë lidhur situatat.

Mondi: Po hap familjen tënde, s’je shkëputur, shko në shtëpinë tënde.

Silva: Ore Mondi të lutem më duro deri në fund, pastaj bëj çfarë të duash dhe fol si të duash ti.

Eni Çobani: Nuk është e lehtë ti drejtohesh motrës në këtë formë, sepse kush nuk do të krijojë një familje, por dhe ajo ka patur arsyet e veta.

Silva: Jeta është shumë e vështirë, por ty nuk të ka lindur ty prej motrës sikleti, ty të ka lindur nga njerëz të tjerë sikleti në familje brenda. Ka lindur shkallëzimi duke ardhur nga një problem familjar i një shtëpie. Vëllai që flet me këto kompetenca, flet sot se vëllai gati 20 vjet nuk ka qenë prezent për vuajtjet që unë kam hequr brenda familjes. Ka qenë jashtë familjes për problemet e veta.

Mondi: Po ç’të duhen ty problemet e mia, unë nuk kam ardhur këtu për problemet e mia familjare.

Silva: Situata ka lindur nga një shtëpi, ndoshta Mondi nuk i di gjërat se ka qenë 20 vjet larg dhe situata është agravuar deri këtu sepse Mondi vëllai im i dashur më thotë dil nga shtëpia. Si të dal motra 51 vjeç në rrugë të madhe, kur s’jam shkëputur një orë dhe një ditë? Më lër shtëpinë tani thotë, e mbaj unë nënën, i dal unë për zot, ti shiko jetën tënde, bëj jetën tënde. Si mund ta shoh unë jetën time tani në këtë moshë? Nuk është për mua kjo gjë.

Eni Çobani: Mondi ti thuash në moshën 51 vjeç motrës tënde që dil jashtë dhe krijo familje, të lutem. gjuha jote nuk do ta pranoja dot. Se unë kam një vëlla dhe ai zotëria që shikon aty ka një motër. Unë s’jam mësuar që të thotë vëllai pse e solle kaptinën këtu. Unë ty po të dëgjoj.

Mondi: Zonja Eni, problemi qëndron këtu, në atë shtëpi ku po jetojmë, na e ka dhënë dikush të futim kokën, nuk është shtëpia jonë. Shtëpinë tonë nuk e di se kush e ka marrë me letra. 40 vjet kam jetuar në shtëpi, sot jam pa shtëpi. Tani unë nuk kam qenë në shtëpi për 20 vjet, punët e mia. Vij unë, unë dua të krijoj familje. Nëna ime ka 1, 2, 5 vjet, sa ta ketë jetën, i dal unë për zot, se jam çuni i shtëpisë. Kjo të hapë shtëpinë e vet? Ku do hapë shtëpinë unë?

Silva: Si mund ti dalësh nënës për zot tani more Mondi?

Eni Çobani: Të shqëtëson ty prania e Silvës?

Mondi: Po s’kam ku të rri? Do fus bashkëshorten në shtëpi, ku ta çoj?

Silva: Zonja Eni, ai ka shumë të drejtë, por të të shpjegoj ku qëndron problemi. Ne jemi të gjithë pa shtëpi o motër, se shtëpinë tonë na e morën.

Mondi: Si e morën shtëpinë? Atë më trego ti mua.

Eni Çobani: Po atëherë nga cila shtëpi do të nxjerrë?

Silva: Mondi thotë për shtëpinë që kemi futur kokën tani, është bërë dikush, një njeri i mrekullueshëm që ka bërë një sevap me ne, që kemi futur kokën. Siç të kam sqaruar do të sqaroj prapë.

Mondi: Sqarimet e tua nuk pinë ujë o goce. Dokumentat e shtëpisë kush i ka?

Silva: Po çfarë dokumentash për shtëpi, ne s’kemi shtëpi.

Mondi: Ku iku shtëpia ime?

Silva: Ta kanë marrë shtëpinë 30 vjet përpara!

Mondi: Kush e ka marrë?

Silva: Ta kanë marrë njerëzit shtëpinë!/klan

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat