Bardhi, me mendje te votat: O mazhorancë, mos u bëni pengesë! Hiqni dorë nga manovrat, vjedhjet dhe blerjet

Shqipëria

Bardhi, me mendje te votat: O mazhorancë, mos u bëni pengesë! Hiqni dorë nga manovrat, vjedhjet dhe blerjet

Më: 4 maj 2020 Në ora: 19:01
Gazment Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, nuk e sheh me vend ndërhyrjen e ambasadorëve apo ndërkombëtarëve në dialogun për Reformën Zgjedhore.

Bardhi deklaron se opozita nuk ka refuzuar ndonjëherë të jetë pjesë e Reformës Zgjedhore dhe sipas tij as nuk ka munguar.

“Opozita do të jetë, nuk ka munguar apo refuzuar ndonjëherë. Përpara se zoti Gjiknuri të kërkojë nxitjen e opozitës, do të duhet të shqyrtojë propozimet e paraqitura nga opozita, për të cilat nuk ka vendimmarrje”, u shpreh ai për A2, ndërsa bëri edhe një thirrje për mazhorancën.

“Thirrja ime për mazhorancën është që të mos bëhet pengesë për të realizuar një reformë reale, për të garantuar standarde për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të heqë dorë nga manovrat për manipulimin, vjedhjen apo blerjen”, tha Bardhi me tej.

Demokrati akuzon qeverinë se ka zvarritur procesin e Reformës Zgjedhore dhe ka shfaqur mungesë vullneti për të shqyrtuar propozimet e opozitës. Sipas tij, Reforma Zgjedhore duhet të mbyllet një orë e më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat