Erion Veliaj kujton momentin më të bukur nga gjimnazi “Sami Frashëri”: Ka qenë ndeshje shumë e ngarkuar… - Bota Sot
Erion Veliaj kujton momentin më të bukur nga gjimnazi “Sami Frashëri”: Ka qenë ndeshje shumë e ngarkuar…

Shqipëria

Erion Veliaj kujton momentin më të bukur nga gjimnazi “Sami Frashëri”: Ka qenë ndeshje shumë e ngarkuar…

Më: 4 maj 2020 Në ora: 19:31
Erion Veliaj

“Sami Frashëri” është gjimnazi ikonë që njihet ndryshe si shkolla e ‘VIP-ave’duke qenë tempulli për ndërtimin e intelektualëve, të shtetarëve dhe politikanëve.

Ndërkohë në emisionin ‘Ora e Tiranës’ kanë folur disa nga personalitet që kanë studiuar tek kjo shkollë mes tyre edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka kujtuar disa nga momentet e veçanta në këtë shkollë. Veliaj ka sjëllë në kujtesë stilin e veçantë të veshjeve por edhe sfidat që bënin midis shkollave.

“Mësoje si të argumentoje si të mësoje mirë, por edhe bënim qejf shumë”

“Vishnim një lloj kanatjere mbi T -shirt. Kishte ato njollat e topit, binte zilja dhe hë se kemi një pikë të fundit shkonim në klasë gjithë djersë. Dhe më kujtohet profesori më thoshte Erion ça është kjo modë e re. Kanatjerja mbi bluzë. Ndonjë ditë do na vishni brekë mbi pantallona se s’po e kuptojmë.

Veliaj: Kujtimi më i bukur ka qenë kur dolëm kampion të debatit. Ka qenë ndeshje shumë e ngarkuar mes shkollave. Jam njohur me shumë kolegë të shkollave që i mbaj miq.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat