“As Trumpi nuk ma…”, Kryemadhi flet për vrasje në masë: Ja laboratori nga doli koronavirusi

Shqipëria

“As Trumpi nuk ma…”, Kryemadhi flet për vrasje në masë: Ja laboratori nga doli koronavirusi

Më: 4 maj 2020 Në ora: 22:20
Monika Kryemadhi

Monika Kryemadhi ka bërë një deklaratë të fortë në studion e OPEN në Top Channel, teksa tha se koronavirusi është prodhuar në një laborator në Kinë. Sipas saj, ideja ishte që të krijohej një armë e vrasjes në masë.

Kryetarja e LSI tha se kemi të bëjmë me një virus sintetik dhe jo bakterologjik, prandaj e gjithë bota është konfuze.

“E dimë të gjithë se koronavirusi është prodhuar nga një laborator në Kinë, prandaj ka përplasje mes SHBA dhe Kinës. Ideja e koronavirusit kishte idenë e një arme të vrasjes në masë. Unë nuk mendoj se është një virus si ebola dhe gripi i derrit, nuk është bakterologjik, por sintetik, prandaj bota është konfuze. Ky është mendimi im dhe nuk ma ndryshon as Karlo dhe as presidenti Donald Trump”, deklaroi Kryemadhi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat