Familja në Zall Herr u grabit nga ish-dhëndri, gjykata le në burg tre të arrestuarit

Shqipëria

Familja në Zall Herr u grabit nga ish-dhëndri, gjykata le në burg tre të arrestuarit

Më: 5 maj 2020 Në ora: 12:20
Foto ilustrim

Familja Zaja në Zall Herr u grabitën me dhunë nga ish-dhëndri i tyre. Sipas burimeve, organizatori i grabitjes ka qenë pikërisht Jani Aruçi.

Gjykata Penale e Tiranës vendosi sot burg pa afat për tre të arrestuarit e grabitjes së ndodhur në 30 prill në fshatin Qinam të Zall-Herrit.

Gjyqtarja e çështjes Armela Hasantari dha "arrest me burg" për dy vëllezërit Ndriçim dhe Durim Bami, si dhe organizatorin e grabitjes, Jani Aruçi.

Autorët, pasi lidhën kryefamiljarin, nën kërcënimin e armës morën 400 mijë lekë të vjetra.

Tre autorët u prezantuan para grabitjes si punonjës policie. Pas ngjarjes policia sekuestroi mjetin e përdorur në ngjarje, si dhe një nga dy armët e përdorura nga autori.

Kontrollet u kryen në Zall Herr dhe në fshatrat Grec dhe Tapizë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat