Shkodër: Veteranë e socialistë, homazhe për dëshmorët, komunistët akuza politikës 30 vjeçare

Shqipëria

Shkodër: Veteranë e socialistë, homazhe për dëshmorët, komunistët akuza politikës 30 vjeçare

Më: 5 maj 2020 Në ora: 14:53
Foto

Për shkak të pandemisë 5 maji u përkujtua në të gjithë vendin me ceremony të thjeshta, por në Shkodër veç veteranëve e socialistëve nuk munguan as komunistët me simbolet e tyre.

Dikush me, e të tjerë pa maska, dolën nga shtëpia për një qëllim.

Veteranët e luftës antifashiste nacional çlirimtare sëbashku me deputetët socialist të Shkodres, përkujtuan 5 Majin, ditën e dëshmorëve të atdheut.

Një përkujtim ku nuk munguan as simbolet e partisë komuniste dhe nderimet përkatëse.

Megjithëse janë të vetëdijshëm se situata është e pazakontë dhe një pjesë kanë thyer edhe rregullat, u shprehen se nuk mund të mungonin në këtë nderim.

''Një popull që nuk nderon dhe nuk respekton dëshmorët e atdheut, ka probleme të mëdha'', deklaroi Zamir Llazani, drejtues i shoqatës së Lanç.

''Kujtojmë me përulje dhe respekt ata që dhanë jetën për atdhe'', u shpreh deputetja e PS, Senida Mesi.

Kreu i partisë komuniste ishte më i ashpër në qendrimet e tij por edhe akuzat për politikën 30 vjeçare në Shqiperi.

''Me një koronavirus që është një grip i zakonshëm pak më i fortë se të tjerët, qeveria është katandisur për faqe të zezë, edhe poitika, qoftë opozita qoftë pozita'', tha Gjon Bruçaj, kryetar i PKSH në Shkodër.

I veçantë në këtë ditë ishte edhe nderimi që e motra i bëri një prej deshmorëve me të rinj të rënë në krye të detyres, efektivit Adrian Kodra, i vrarë në një operacion policor te FNSH ne Lezhë.

Dita e dëshmorëve u kremtua në të gjithë vendin me ceremoni të vogla për shkak të pandemisë së koronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat