Debati i Koronavirusit në Shqipëri/Sistemi shëndetësor të hapej më shpejt apo të testoheshin 26 mijë persona në javë?!

Shqipëria

Debati i Koronavirusit në Shqipëri/Sistemi shëndetësor të hapej më shpejt apo të testoheshin 26 mijë persona në javë?!

Më: 5 maj 2020 Në ora: 21:42
Ilustrim

Sot në ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 dy specialistë të mjekësisë, Gazmend Koduzi i PD dhe doktori Dritan Ulqinaku kanë folur për koronavirusin dhe mënyrën e përballimit në Shqipëri.

Koduzi thotë se sistemi shëndetësor duhej të hapej më shpejt pasi është shtypur artificialisht prej frikës se si do e përballonte. Më tej ai ka kritika sidomos për Urgjencën që nuk përmbushi të gjitha detyrat por u vendos e gjitha në funksion të pandemisë madje shumë thirrjeve nuk i përgjigje prej ditësh.

Ulqinaku nga ana tjetër ka thënë se sistemi shëndetësor u përgatit në mënyrë të tillë pasi Shqipëria këtë vit kaloi një epidemi të ashpër gripi, 26 mijë raste dhe sipas tij Shqipëria nuk mund të testojë 26 mijë persona në javë.

DEBATI NË REAL STORY

Gazmend Koduzi: Ne biem dakord për disa gjëra me Dritanin po jo në këtë drejtim. Jemi dakord që sistemi shëndetësor të hapej pak më parë. Por dhe sa e përballon. Do thoja që është mbajtur situata në një shtypje artificiale se si do e përballonte sistemi.

Frika ka nivele të ndryshme në bazë të kapaciteteve që ka. Italia pati frikë se 20 vitet e fundit ka rënë niveli i financimit shëndetësor. Origjina e virusit thuhet se ka origjinë laboratorike. Pompeo tha që ka prova. Ndërkohë shkencëtarët kanë gjetur sekuenca të Hiv të bashkuara me koronavirus. Mund të jetë luftë ekonomike mes vendeve.

Kam lexuar protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë. Pra që të testohesh apo të klasifikohesh si i testueshëm duhet të kishe ardhur nga jashtë apo të kishte simptoma të rënda. Më pas edhe 127. Urgjenca Kombëtare është strukturuar jo vetëm për një epidemi. Ka pasur raste nga më të ndryshmet që njerëz duan të telefonojnë me ditë të tëra 127 pasi nuk përgjigjen. Po ashtu mijëra telefonata. Ka pasur raste me temperaturë që kanë shkuar pasi kanë telefonuar në spital, janë testuar kanë dalë pozitivë.

Dritan Ulqinaku: Menduam rrugën më të mirë se si menaxhohet. E mbajtëm stekën lart. Fillimet e veta të koronavirusit ose frika që ishte e pranishme ishte në mesin e muajit shkurt kur ishte dhe epidemia e fuqishme e gripit. Ishte grip i zakonshëm. Ne gjatë gjithë vitit kemi survejancën për gripin. Nuk i ngjan viti vitit. Sezoni i gripit fillon nga fundi i shtatorit deri në fillim të marsit.

Nuk e di pse ishte kjo kurbë e gripit. Kishim Grip B, AH1N1, AH3N1. Këtë vit kurba shkoi në 26 mijë raste në kurbën më të lartë. E mbajtëm stekën lart sepse nuk kemi kapacitete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat