Socialdemokratët në PE: Hapja e negociatave me Shqipërinë vendimi i duhur, ja 2 arsyet pse duhet të jetë pjesë e BE

Shqipëria

Socialdemokratët në PE: Hapja e negociatave me Shqipërinë vendimi i duhur, ja 2 arsyet pse duhet të jetë pjesë e BE

Më: 6 maj 2020 Në ora: 07:48
Bruksel

Socialdemokratët në Parlamentin Europian marrin rolin kryesor në angazhimin e Europës ndaj Ballkanit Perëndimor, duke shprehur qëndrimin e tyre në një deklaratë të përbashkët që i paraprin Samitit të BE-Ballkan Perëndimor, se hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ishte vendimi i duhur.

Përpara samitit BE-Ballkan Perëndimor dhe si shenjë e angazhimit për procesin e zgjerimit, socialistët dhe demokratët në Parlamentin Europian miratuan një deklaratë dhe do të presin nesër, së bashku me Partinë e Socialistëve Europianë, një takim të nivelit të lartë, takim online me partitë motra nga Ballkani Perëndimor.

Përpara takimit, drejtuesi i SD, Iratxe Garcia Perez tha se hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ishte vendimi i duhur, duke shtuar se po e nxisin anëtarësimin për dy arsye kryesore. “Duke organizuar këtë takim, ne duam të dërgojmë një sinjal të fortë mbështetjeje për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që dëshirojnë të anëtarësohen në BE. Hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ishte vendimi i duhur, dhe ne po e nxisnim atë për dy arsye. E para, sepse familja evropiane nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor. Së dyti, sepse institucionet e BE-së kërkuan shumë nga të dy vendet gjatë viteve të kaluara, dhe ato patën rezultate.

Tani, fillon një proces intensiv i reformave sociale, politike dhe ekonomike derisa të arrijmë qëllimin përfundimtar të integrimit. Shpresoj që ky proces të inkurajojë gjithashtu Serbinë, Malin e Zi, Kosovën dhe Bosnjë dhe Hercegovinën të vazhdojnë rrugën e reformave, deri sa familja evropiane të jetë e plotë”, thuhet në deklaratë.

Ndërsa, nënkryetari social-demokrat përgjegjës për punët e jashtme, Kati Piri, theksoi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është Europa.

“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor mbetet brenda një Bashkimi Europian të fortë dhe të bashkuar. Dhe ne presim nga qeveritë evropiane një rikonfirmim të këtij qëllimi gjatë samitit nesër. Por, sa më shumë që jemi një grup pro-zgjerimit, ne besojmë në kushtin “sine qua non” që vendet që dëshirojnë të anëtarësohen në BE tregojnë përkushtim të vërtetë ndaj kritereve të dakorduara. Ne po shohim disa tendenca shqetësuese në rajon dhe duam të sqarojmë se nuk mund të ketë kompromis-veçanërisht jo për demokracinë, sundimin e ligjit, krimin e organizuar dhe lirinë e mediave”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat