Ilaçe kontrabandë me kamion, vihet nën hetim shoferi

Shqipëria

Ilaçe kontrabandë me kamion, vihet nën hetim shoferi

Më: 6 maj 2020 Në ora: 10:23
Foto ilustrim

Kakavijë- Një person është vënë nën hetim për shkak se ka tentuar që të kalojë kontrabandë në doganën e Kakavijës medikamente mjekësore.

Sipas policisë K. D., 42 vjeç, banues në Dropull akuzohet për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuar” ndërsa sasinë e ilaçeve e kishte fshehur në kamionin që drejtonte.

Njoftimi i policisë:

Policia Kufitare parandalon dhe godet një rast të tentativës së kontrabandës me medikamente mjekësore.

Sekuestrohet një sasi e konsiderueshme  ilaçesh të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës.

Procedohet penalisht poseduesi i medikamenteve.

Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë dhe krimeve ndërkufitare, si rezultat i kontrolleve të shtuara në kamionët në dalje dhe në hyrje në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, është parandaluar dhe goditur një rast i tentativës së kontrabandimit të medikamenteve mjekësore.

Punonjësit e Policisë Kufitare Kakavijë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Gjirokastër, mbrëmjen e djeshme, gjatë kontrollit të ushtruar në hyrje, në mjetin tip kamion, të cilin e drejtonte shtetasi K. D., gjetën të fshehura në kabinën e mjetit një sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore (ilaçe), të cilat ky shtetas ka tentuar t’i futë kontrabandë në Republikën e Shqipërisë.

Pas veprimeve të kryera hetimore, specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin K. D., 42 vjeç, banues në Dropull, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat