Murrizi: Ambasadori i OSBE në konflikt interesi me qeverinë, është i varur nga Ditmir Bushati!

Shqipëria

Murrizi: Ambasadori i OSBE në konflikt interesi me qeverinë, është i varur nga Ditmir Bushati!

Më: 6 maj 2020 Në ora: 22:40
Myslim Murrizi

I ftuar në emisionin  Arena, deputeti Myslim Murrizi ka thënë se ambasadori i  OSBE në vendin tonë Bernd Bochard, është i pabesueshëm, pasi është në konflikt interesi me qeverinë, dhe është në varësi të Ditmir Bushatit.

Murrizi: Bochardi është i pabesueshëm fare sepse varet nga Ditmir Bushati. Shefi i OSBE deri në dhjetor është Rama, mirëpo Rama e ka ngarkuar Ditmir, të merret me këtë dorën e dytë. Tani si mund të jesh i besueshëm.

Hila: Ditmiri sikur doli kundër, do të kalojë me Vetëvendosjen.

Murrizi: Deri sot i ngarkuari i Ramës në OSBE, është Ditmiri, kështuqë Ditmirit po t'i mbushet mendja e shkarkon Bochardin, dhe vë kë të dojë, dhe e çon me punë në Tunizi.  Dhe si mund ta besoj unë këtë, kur ky ka konflikt interesi me qeverinë Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat