Shtohet fondi për rindërtimin e banesave dhe infrastrukturës publike

Shqipëria

Shtohet fondi për rindërtimin e banesave dhe infrastrukturës publike

Më: 7 maj 2020 Në ora: 08:26
Foto ilustrim

Në mbledhjen e djeshme të qeverisë është marrë vendimi për të shtuar fondin për rindërtimin e banesave dhe infrastrukturës publike, duke e çuar në 12.3 miliardë lekë.

Sipas VKM-së fondi i përcaktuar do të shkojë për financimin e ndërtimit dhe të rikonstruksionit të infrastrukturës publike në zonat e reja të shpallura për zhvillim, në bashkitë Tiranë, Durrës, Kavajë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Shijak e Vorë.

Në vendimin e qeverisë thuhet se Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të marrë 3.975 miliardë lekë pa TVSH, për financimin e ndërtimit dhe të rikonstruksionit të infrastrukturës publike në zonat e reja të shpallura për zhvillim, në bashkitë Durrës, Kavajë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Shijak e Vorë dhe Bashkia Tiranë do të marrë 8.4 miliardë lekë pa TVSH, për financimin e ndërtimit dhe të rikonstruksionit të infrastrukturës publike në zonat e reja të shpallura për zhvillim në Bashkinë Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat