COVID-19/ Mira Rakacolli: Virusi po dobësohet, epidemia nën kontroll

Shqipëria

COVID-19/ Mira Rakacolli: Virusi po dobësohet, epidemia nën kontroll

Më: 7 maj 2020 Në ora: 08:46
Ilustrim

Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli u shpreh në emisionin Byro Politike në Abc News se virusi është dobësuar, gjë e cila sipas saj është dëshmuar edhe në shtimin e rasteve të reja. Ajo u shpreh se rasti i Krujës tregoi rëndësinë e respektimit të distancimit social, por edhe punën e epidemiologëve për të gjurmuar kontaktet e personave me simptoma.

Në Shqipëri numri i të infektuarve është 832 ndërsa 31 janë viktima dhe 595 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19. Ministria e Shëndetësisë njoftoi një ditë më parë se gjatë 24 orëve të fundit, pas testimit të 255 personave të dyshuar, janë konfirmuar me COVID-19 12 raste të reja.

Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli deklaroi se numri total i të infektuarve ka shkuar në 832 dhe se rastet e reja janë kontakte të rasteve të konfirmuara më parë. Harta është zgjeruar me 3 raste në Fier, 3 raste në Krujë, 3 raste në Kamëz, 2 raste në Shkodër dhe 1 rast në Tiranë.

Ajo theksoi më tej se 595 persona janë shëruar  dhe vazhdojnë të jenë aktivë 206 të tjerë. Ndërsa, në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, aktualisht janë të shtruar 36 pacientë dhe vetëm 8 prej tyre janë në terapi intensive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat