Një situatë e nxehtë në QSUT/ Pacienti nga Fushë-Kruja në neurokirurgji rezulton i infektuar me COVID-19

Shqipëria

Një situatë e nxehtë në QSUT/ Pacienti nga Fushë-Kruja në neurokirurgji rezulton i infektuar me COVID-19

Më: 7 maj 2020 Në ora: 10:41
Ilustrim

Një pacient nga Fushë-Kruja, i cili po kryente një radio terapi në shërbimin e Neurokirurgjisë në QSUT ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Menjëherë janë izoluar mjekët dhe infermierët që i kanë shërbyer. Ndërkohë tamponët u janë marrë edhe 4 pacientëve të tjerë, të cilët kanë qenë afër të infektuarit.

Pritet testimi për stafin e mjekëve e infermierëve, ndonëse gjatë kësaj periudhe kanë qenë të pajisur me mjete mbrojtëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat