Tragjedia në Berat/ Shkon në tre numri i viktimave, xhaxhai u fut i pari pastaj dy nipërit

Shqipëria

Tragjedia në Berat/ Shkon në tre numri i viktimave, xhaxhai u fut i pari pastaj dy nipërit

Më: 7 maj 2020 Në ora: 10:47
Berat

Është thelluar tragjedia në Berat, ndërsa ka shkuar në tre numri i viktimave. I vetmi që u nxorr me shenja jete ishte Neim Hoxha i cili u dergua me ambulancë dhe niset me urgjencë për në spital. Por për fat të keq ndërroi jetë nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në fshatin Dyshnik të Beratit, ku tre personat, Gentian Hoxha, Kamber Hoxha dhe Neim Hoxha, ishin futur në pus për ta pastruar atë, pro më pas ishin bllokuar.

Mësohet se i pari që ka hyrë në pus ka qënë xhaxhai Kamber Hoxha, më pas nipërit e tij, Gentiani e Neimi.

Ata po pastronin pusin, dhe të tre mbetën të bllokuar në thellësi për rreth 30 minuta!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat