372 të burgosur kanë dalë nga qelitë dhe ndodhen në shtëpi, pasi përfituan nga i nga situata e krijuar nga COVID-19.
Ata do të qëndrojmë për 3 muaj të izoluar në banesat e tyre dhe më pas do të kthehen në qeli për të vuajtur dënimin.
Mësohet se nga të burgosurit janë depozituar 841 kërkesa për “liri”, nga të cila 372 janë pranuar dhe 469 janë refuzuar.
Sa u përket kërkesave që janë refuzuar, mësohet se shumë prej tyre nuk plotësonin kriteret formale. Ndërsa, 17 të tjerë nuk i ka pranuar familja.