E rëndë në Elbasan/ I sëmuri mendor i vë flakën apartamentit, shkrumbohet gjithçka

Shqipëria

E rëndë në Elbasan/ I sëmuri mendor i vë flakën apartamentit, shkrumbohet gjithçka

Më: 8 maj 2020 Në ora: 09:45
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Elbasan, ku një përson me probleme të shëndetit mendor i ka vënë zjarrin apartamentit të tij. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në një apartament në katin e parë të një pallati në lagjen “Spaikorre”.

Burime zyrtare bënë me dije se flakët dhe tymi i dendur që kishin pushtuar apartamentin ishin përhapur edhe jashtë tij dhe fqinjët e alarmuar kanë njoftuar policinë dhe shërbimin zjarrfikës. Këto të fundit kanë mbërritur pas pak minutash në vendin e ngjarjes dhe në kohë rekord kanë arritur të shuajnë flakët.

Nga hetimi paraprak është zbuluar se zjarri është shkaktuar qëllimisht nga personi që jetonte në këtë apartament i identifikuar si shtetasi me inicialet B.H. Ai rezulton të jetë person me probleme të rënda të shëndetit mendor dhe trajtohet me medikamente si i tillë prej vitesh. Fatmirësisht ai ka pësuar dëmtime të vogla nga flakët e zjarrit të shkaktuar nga ai vetë. Ndërkaq orenditë e apartamentit si pasojë e zjarrit janë shkrumbuar plotësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat