Vrapuan të gjithë për të shprehur “dhimbjen” për Maks Velon/ Auron Tare: Çfarë teatri, çfarë maskarade që bëhet

Shqipëria

Vrapuan të gjithë për të shprehur “dhimbjen” për Maks Velon/ Auron Tare: Çfarë teatri, çfarë maskarade që bëhet

Më: 8 maj 2020 Në ora: 11:46
Maks Velo dhe Auron Tare

Auron Tare ka deklaruar se për vdekjen e Maks Velos shumë njerëz shprehën “dhimbjen” e tyre dhe bënë teatër nëpër rrjetet sociale apo edhe në televizone. Ndërkohë Tare ka publikuar edhe disa fjalime të vetë Maks Velos, kur ishte gjallë, ku tregohet “vlerësimi” që kishin për të.

Reagimi i plotë:

Dje Facebook u mbush me statuse per ndarjen nga jeta te arkitektit Maks Velo. Te gjithe vrapuan kush e kush te shprehte dhimbjen dhe trishtimin e thelle per kete humbje.

Cfare teatri, cfare maskarade behet ne kete qytetin tone. Per te gjitha ata qe “dhimbjen” ndaj Maksit e afishuan si nje liber me shume ne BIbliotekat qe reklamohen pas kraheve ne intervista TV, lexoni se cfare thoshte vete Maksi per vleresimin qe kishin per te dhe njerzit e sojit te tij.

“Masakra që i keni bërë bibliotekës në Korçë është e paimagjinueshme. Me ç’të drejtë ai njeri ndërron fasadat, hyrjet, volumet. Çfarë është ky riformulim? Të gjitha riformulimet kanë ndryshuar? Ja ku e keni Piramidën. Ja ku e keni Pallatin e Kongreseve. Piramidën e shkatërrojnë vetëm për të vjedhur para, të tjerat janë gënjeshtra”,  “Nuk mund të shkelet me këmbë kështu dinjiteti. Për çfarë vlerësimesh flisni ju për arkitektët, kur e merrni veprën edhe e ricikloni, e riformuloni. Me ç’të drejtë? A themi ne zonja ministre që në të drejtën e autorit futet edhe arkitekti? Për të bërë burg arkitekti duhet të shkojë. Për të riformuluar paratë i marrin të tjerët. Me ç’të drejtë? Përse nuk thirret arkitekti? Është e kotë, politika e sotme është kaq agresive, kaq e pamëshirshme, kaq dritëshkurtër, kaq injorante” – MAKS VELO (ne fjalimin e tij ne dhenien e cmimit per Petraq Kolevicen.

Ditën e djeshme u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare, arkitekti dhe piktori i njohur Maks Velo, i cili prej ditësh ishte shtruar në QSUT pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Ndërsa sot, Velos do t’i jepet lamtumira e fundit por me pjesëmarrje të kufizuar për shkak të pandemisë së koronvirusit. Arkitekti i njohur ka qenë shumë pranë publikut deri para pak muajve, pasi daljet e tij në media kanë qenë të shpeshta. Maks Velo, përveç se një arkitekt, piktor, prozator e publicist ka qenë dhe një qytetar i angazhuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat