Gjykata e Lartë fillon punën/ Yuri Kim ka një mesazh për gjyqtarët

Shqipëria

Gjykata e Lartë fillon punën/ Yuri Kim ka një mesazh për gjyqtarët

Më: 8 maj 2020 Në ora: 16:03
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim

Me anë të një statusi në rrjetin social Twitter, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka uruar 3 gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë që kanë filluar me punën nga dita e djeshme ku shpallën dhe vendimet e para.

Kim thotë se këta gjyqtarë po tregojnë vendosmëri për të ofruar drejtësi efektive kurse funksionimi i Gjykatës së Lartë është thelbësore për Reformën në Drejtësi.

Statusi:

Urime gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë për marrjen menjëherë përsipër të detyrave të tyre. Gjyqtarët po tregojnë vendosmërinë e tyre për të ofruar drejtësi në mënyrë efektive. Gjykatë e Lartë funksionale është thelbësore për zbatimin e reformës në drejtësi.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat