"Rama kapi edhe rojen e Lulit”, Kryemadhi zbulon lëvizjet e fshehta të kryeministrit

Shqipëria

"Rama kapi edhe rojen e Lulit”, Kryemadhi zbulon lëvizjet e fshehta të kryeministrit

Më: 8 maj 2020 Në ora: 22:05
Edi Rama, Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka zbuluar disa të fshehta të pakteve politike, teksa tha se askush nuk do më të bëjë pakt me kryeministrin Edi Rama.

“Kur Rama është keq thotë po bëj pakt me Bashën, kush do bëjë pak më me Ramën sot? Edhe meta i mban mend të gjitha paktet e Ramës e të jesh i bindur që… Megjithatë unë ia kam thënë, se Rama tentoi një vit e gjysmë të për?ante opozitën e ne e dije shume mirë si përçahet, duke thënë që Basha po bën pakt me Ramën, nuk e realizoi, tentoi brenda vendit, jashtë vendit, mbi tavolina, nen tavolina, te shpia, te telefoni, te celulari te email mor dhe rojen e derës ja kapi Lul Bashës. Ca interesi kishte? Se një front politik i përcarë i zgjat jetën”, tha Kryemadhi në RTSH.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat