​Cakaj mbështet Kosovën në OKB

Shqipëria

​Cakaj mbështet Kosovën në OKB

Më: 8 maj 2020 Në ora: 22:11
Gent Cakaj

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, në mbledhjen e organizuar nga Presidenca e Estonisë e Këshillit të Sigurimit e ka mbështetur anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Në fjalimin e tij, kryediplomati Cakaj krahas theksit të vënë tek Shqipëria dhe atributet e saj në organizatat ndërkombëtare, në kohën e limituar prej vetëm 3 minutash, u ka bërë thirrje vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara për njohje të pavarësisë së Kosovës dhe pranim të saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Kandidatura e Shqipërisë për t’u bërë anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit për vitin 2022-2023 është një nga çështjet më të rëndësishme aktuale të politikës së jashtme të Shqipërisë.

Përpos artikulimit të këtij prioriteti madhor dhe pavarësisht reagimeve të mundshme nga Serbia, Kina dhe Rusia, ministri Cakaj e ka mbështetur fuqimisht rëndësinë e anëtarësimit me të drejta të plota të Republikës së Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat