“Unë tregoj kujdes kur shkoj”, Artan Hoxha zbulon qytetin e rrezikshëm shqiptar

Shqipëria

“Unë tregoj kujdes kur shkoj”, Artan Hoxha zbulon qytetin e rrezikshëm shqiptar

Më: 9 maj 2020 Në ora: 10:40
Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar qytetet me nivelin më të lartë të kriminalitetit në vend. I ftuar në “Provokacija”, Hoxha tha se Shkodra sipas tij mban vendin e parë, pasi ka vrasës në qarkullim. Ndërsa, sipas gazetarit, qyteti më i sofistikuar në botën e krimit ka qenë dhe do të mbetet Fieri.

Hoxha shtoi se në Fier bëhet lëvizja më e madhe e lëndëve narkotike dhe se nuk kuptohet asnjëherë kur trafikantet kanë konflikte me njëri-tjetrin, pasi media i bezids shumë. Për Vlorën, Artan Hoxha tha se është vendi që ka më shumë zhdukje kufomash.

“Qytetet më të frikshme për mua, më problematike ku kanë ndodhur vrasje që unë i quaj të shmangshme është Shkodra, kemi vrasës në qarkullim. Unë jam i kujdesshëm kur shkoj në Shkodër, për shkak edhe të punës sime. Ka ardhur duke u sofistikuar. Më përpara e kishin me njëri-tjetrin, ndërsa sot janë bërë më të sofistikuar se media është bërë bezdisëse për ta. Është Vlora ku ka pasur shumë zhdukje kufomash. Qyteti më i organizuar në Shqipëri është Fieri, ka qenë dhe do jetë. Është destinacioni ku është lëvizja më e madhe e lëndës narkotike. Nuk e merr vesh që aty ka konflikt mes tyre,”- tha gazetari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat