Qytetarët protestojnë sërish kundër masave të qeverisë në sheshin “Skënderbej”

Shqipëria

Qytetarët protestojnë sërish kundër masave të qeverisë në sheshin “Skënderbej”

Më: 9 maj 2020 Në ora: 12:45
Protesta

Protesta e paralajmëruar mesditën e sotme nga shoqëria civile, është shoqëruar me ulërima, përleshje dhe tërheqje zvarrë nga policia.

Gjithçka teksa një grup përfaqësuesish të shoqërisë civile, protestonin kundër ndryshimeve në kodin penal, duke akuzuar qeverinë se po shkel të drejtat e njeriut.

Nën argumentin se protesta ishte e paligjshme, policia është konfrontuar me të pranishmit, duke tërhequr zvarrë disa prej tyre.

Uniformat blu kanë shoqëruar në komisariat aktivistin dhe avokatin e njohur Altin Goxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat