BE u distancua nga deklarata e Ramës për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore, reagon Kryemadhi

Shqipëria

BE u distancua nga deklarata e Ramës për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore, reagon Kryemadhi

Më: 9 maj 2020 Në ora: 17:52
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar pas distancimit të BE nga deklarata e kryeministrit Edi Rama për legalizimin e kanabisit me qëllime mjekësore.

Kryemadhi thotë se ky është një dezinformim nga Rama duke keqpërdorur imazhin e BE për të rikanabizuar vendin me qëllime elektorale.

Shkruan Kryemadhi:

@EUinAlbania për distancimin e qartë nga fushata dizinformuese e @Ediramaal në keqpërdorimin e imazhit të BE për të justifikuar rikanabizimin e vendit për efekt elektoral. Sot në ditën e Evropës dhuna shtetërore nuk kurseu shoqërinë civile, e cila protestonte ndaj aktit korruptiv të pastrimit të parave në dëm të trashëgimisë kombëtare. Populli shqiptar kërkon e meriton jetesë me standarte të BE, ndaj inkurajojmë më shumë qëndrime të tilla me vlerë për opinionin publik dhe besimin e tyre te institucionet e pavarura të BE. Bashkë të luftojmë dezinformimin dhe ti sigurojmë shqiptarëve një qeveri përtej propagandës, që realizon 15 kushtet e integrimit dhe çon përpara ëndrrën evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat