Legalizimi i kanabasit i propozuar nga Rama, vjen reagimi i parë nga aleati i Bashës

Shqipëria

Legalizimi i kanabasit i propozuar nga Rama, vjen reagimi i parë nga aleati i Bashës

Më: 10 maj 2020 Në ora: 12:24
Agron Duka

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, në një intervistë për 'Report TV' ka komentuar diskutimin e hedhur së fundmi për legalizimin e kanabisit nga kryeministri Edi Rama.

"Kjo tezë ka kohë që ka dalë. Është një përgjigjje shumë e vështirë në këtë lloj situate. Në këtë moment duhet të jemi shumë të qetë dhe të ruajmë shëndetin e njerzëve, por edhe të ruajmë ekonominë. Tani nuk mund të përgjigjem për këtë. Por nëse nuk dëmtohet shëndeti i njerzëve dhe forcohet ekonomia do të ishte mirë. Por nëse është e kundërta, dëmtohet shëndeti i njerzëve, do isha kundër. Nëse ka ndonjë mendim, apo prapaskenë siç ishte kjo e dyta, atëherë do të flisja ndryshe."-tha Duka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat