Zhduket 63-vjeçari në Dibër, familjarët dyshojnë se mund të jetë mbytur, nisin kërkimet në lumin Drin

Shqipëria

Zhduket 63-vjeçari në Dibër, familjarët dyshojnë se mund të jetë mbytur, nisin kërkimet në lumin Drin

Më: 10 maj 2020 Në ora: 15:58
Foto ilustrim

Sefedin Lleshi, 63-vjeç, nga Dibra prej 6 ditësh është i zhdukur dhe familjarët e tij nuk dinë asnjë gjë për fatin e tij. Mësohet se 63-vjeçari është nga fshati Rreth- Kale i njësisë administrative Muhurr në Dibër dhe famijarët dyshojnë se ai mund të mbytur në ujërat e lumit Drin. Për afro një javë banorët e zonës dhe të afërimit po e kërkojnë atë në lumin Drin.

Ndërkohë familjarët për të gjetur  trupin e 63 vjeçarit kanë kërkuar ndihmën e policisë të cilët janë angazhuar një ditë më parë por tashmë kanë lënë kërkimet. Të afërmit e 63-vjeçarit kërkojnë ndërhyrjen e një ekipi palumbarësh për të gjetur trupin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat