“Protesta në sheshin Skëndërbej”/ Ira Kurti: Një police femër më ka futur thonjtë në fyt

Shqipëria

“Protesta në sheshin Skëndërbej”/ Ira Kurti: Një police femër më ka futur thonjtë në fyt

Më: 11 maj 2020 Në ora: 17:12
Ira Kurti

Ditët e fundit, aktivistë të shoqërisë civile në vendin tonë, kanë protestuar kundër masave shtreguese të ndëmarra nga qeveria, në vazhdën e luftës ndaj COVID-19.

Por gjatë manifestimit të fundit më 9 maj, në ditën e Evropës, pati një incident mes protestuesve dhe policisë. Aktivistja Ira Kurti, ishte pjesë e portestës dhe pati një incident me policinë. Këta të fundit, siç pretendon Kurti, tentuan ta marrin me forcë për në komisariat. Gjithashtu ajo shtoi se një police femër i ka vendosur thonjt në fyt.

“Një police erdhi dhe më futi thonjtë në fyt, unë i tashë që je vajza ime, më tha që unë e kam për turp të jemë bija jote”, u shpreh Ira. Sakaq, ajo u shpreh kundër akuzave që i janë gritur, duke e cilësuar atë si një organizatore të protestës. Ndërkohë që Ira, sqaroi se ajo ishte vetëm pjesmarrëse në atë manifestim.

“Unë nuk jam anëtare partie dhe as simpantizante. Kjo qeveri këto 30 vite ka dështuar të instalojë një vend demokratik. Ne nuk kemi një mësim në shkolla për të drejtën e individid, mos të fyejmë dhe të dënohemi nga ligji. Në demokraci një njeri do të dënohet po dhanë deklarime të rreme. Kam dhimbje në trup, por këto do të shërohen. S’ka rëndësi kush jam unë, nuk ka rëndësi çfarë kontributi i kam dhënë unë këtij vendi. Unë e kam shkel ligjin, nëse një gjykatë mua më dënon, dua ta vuaj burgun. Por për disa punon ligji dhe për disa maliqi. Unë jo, nuk e di që një grup avokatësh, që e morën këtë nismë, të na bënin mish për top. Unë këto gjëra i di sepse kam eksperiencë jete. Unë nuk kam bërë thirrje të mos respektohet uniforma. Një police më futi thonjtë në fyt, unë i thash që je vajza ime, më tha që unë e kam për turp të jemë bija jote. Çdo gjë është e jashtligjshme, ligji e thotë që në një protestë të jashtligjshme, nëse personi  nuk bindet, por unë po ecja vetë. Unë thoja mos më shtyeni sepse eci vetë. Unë i thash që jam shtetase e huaj, kam edhe një fëmijë aty. Më hoqi duart dhe më solli policet, nuk kishte numrin, isha e ulur nuk më mbanin gjunjët, më vinte shumë zor. Ne nuk patëm mundësi me folur. Ne nuk thamë asnjë fjalë për 9 majin. Spo erdhi avokati Altin Koçe dhe na tha nëse vjen polici, jepini këtë letër, por nuk na lanë. Edhe avokatin nuk e lanë me folur. As mua nuk më kanë dhënë përgjigje. Nuk më kanë thënë që kam thyer ligjin. Akuza ishte që unë jam organizatore e një tubimi të paligjshëm dhe kam rezistuar ndaj uniformave në policisë. Unë nuk e di sepse nuk kam foluar as me asnjë avokat. Unë ç’ka po them i them nga dijet personale”, u shpreh Ira.

Ndërkohë, aktivisti Klajdi Bello, u shpreh se do të bëjnë gjithçka që e drejta e tyre të vendoset në vend. Për drejtësi, ai i ka varur shpresat tek Gjykata Kushtetuese. “Të gjithë ata që kanë tërhequr zvarrë figurën e nënës shqiptare, do të marrë dënimin e merituar”, thotë Klajdi.

“Pamjet tregojnë një dhunë barbare, ç’njerzore dhe tregon diktaturën. Jemi të vendosur që kësaj nisme të ndërmarrë, ku jemi të trajtuar si copa lecke, t’i shkojmë deri në fund. Të gjithë ata që kanë abuzuar me detyrën do të marrin përgjigje. Gjykata Kushtetuese do të kthehet në legjitimitetin e vet. Të gjithë ata që e kanë tërhequr zvarrë figurën e nënës shqiptare, i betoheni para Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, që do t’i shkojmë deri në fund për të marrë të drejtat tona. Boll më. Kanë tre vite e gjysmë që po tallen me ne, por edhe po na tërheqin zvarrë. Do të vi dita që shqiptarët të mos presin nga të huajt, por të flasin vetë. Prandaj të gjithë të mblidhen, të bashkohemi dhe t’i japim drejtim. Është e pakonceptueshme të tërhiqen zvarrë nënat tona”, u shpreh Klajdi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat