Turqia tjetër ndihmë për Shqipërinë

Shqipëria

Turqia tjetër ndihmë për Shqipërinë

Më: 12 maj 2020 Në ora: 17:06
Turqia tjetër ndihmë për Shqipërinë

Gjysmëhëna e Kuqe turke i ka dhuruar Kryqit të Kuq Shqiptar një sasi te konsiderueshme me mjete mbrojtëse  të domosdoshme në përballimin e Covid 19. I pranishëm gjatë dhurimit ishte dhe ambasadori i Turqisë, i cili nënvizoi mbështetjen e vazhdueshme për Shqipërinë.

Një sasi e konsiderueshme me maska, doreza plastike, si dhe veshje sterile janë dhuruar prej Gjysmëhënës së Kuqe për Kryqin e Kuq Shqiptar.

Ndihmat të domosdoshme në përballimin e Covid 19 të nisura prej Turqisë kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit.

Ambasadori i Turqisë edhe një herë nënvizoi mbështetjen për Shqipërinë.

Përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Kryqit të Kuq shprehën falenderime për ndihmat e dhëna nga Gjysmëhëna e Kuqe.

Edhe më herët Gjysmëhëna e Kuqe ka dhënë mbështetje për Shqipërinë, sidomos në situatën e krijuar pas tërmetit të 26 nëntorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat