Veliaj ndërton korsi biçikletash te “Myslym Shyri”, rrënon bizneset dhe nuk siguron parkimet

Shqipëria

Veliaj ndërton korsi biçikletash te “Myslym Shyri”, rrënon bizneset dhe nuk siguron parkimet

Më: 12 maj 2020 Në ora: 20:03
Foto ilustrim

Bizneset pergjatë rrugës “Myslym Shyri”rrezikojnë mbylljen .

Shkak për këtë është bërë ndërtimi i korsisë së biçikletave, hapësirë që ka shërbyer më parë si parkim publik.

Emisoni investigativ “BOOM” solli dëshmi të pronarëve që ushtrojnë aktivitetin e tyre aty, të cilët pohuan se Bashkia e Tiranës nuk mori dakordësinë për këtë investim.

Gazetari: Jeni pyetur nga Bashkia e Tiranës për këtë investim?

Qytetare 1: Jo, kur u kthyem që hapëm biznesin pamë që rruga ishte rrethuar dhe dëgjuam që do të ndërtohej ajo.

Qytetar 2: Askush nuk na sjellë asnjë vendim, asnjë plan që do të bëhet rrugë biçikletash. Kjo është direkt minus 50 përqind në punë.

Heqja e parkimit publik te “Myslym Shyri “, do të thotë më shumë probleme në brendesi të lagjeve.

Edhe banorët rezidentë kanë kundërshtuar ndërtimin e korsisë në fjalë, në arterien krysore që të çon drejt qendrës.

Banor: Nëse aty hiqet parkingu, ne këtu do të na krijohet një stres shumë i madh për arsye se gjithë makinat që parkoheshin aty do të vinë brenda lagjes.

Mungesa e konsultimeve me qytetarët në lidhje me investimet që duhet të jenë në dobi të tyre, ka bërë që këta të fundit të jenë gjithnjë më të pakënaqur, teksa propaganda e Veliajt , mbetet e lartë në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat