Gjuajti me armë Policët, arrestohet në flagrancë 52-vjeçari nga Shkodra

Shqipëria

Gjuajti me armë Policët, arrestohet në flagrancë 52-vjeçari nga Shkodra

Më: 13 maj 2020 Në ora: 09:47
Foto ilustrim

Një 52-vjeçar në Shkodër është arrestuar në flagrancë pasi kanosi me armë punonjësit e Policisë.

Ky shtetas ishte duke u konfliktuar me bashkëshorten dhe në momentin që punonjësit e policisë janë afruar të banesa, ka marrë një armë gjahu për të qëlluar në drejtim të tyre.

”Në momentin që punonjësit e Policisë janë afruar te banesa, i zoti i banesës i cili ishte duke u konfliktuar me bashkëshorten, ka marrë një armë gjahu dhe ka kanosur punonjësit e Policisë për të mos u afruar në banesë, pasi do qëllonte në drejtim të tyre. Falë reagimit të shpejtë dhe profesional të forcave policore u bë neutralizimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit S. B., 52 vjeç, banues në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy armë gjahu model “Browning” dhe 170 fishekë me kalibër 12mm, të cilat i mbante me leje.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat