Perimet thahen për ujë, zona e Lekajt në Rrogozhinë probleme me vaditjen

Shqipëria

Perimet thahen për ujë, zona e Lekajt në Rrogozhinë probleme me vaditjen

Më: 13 maj 2020 Në ora: 17:29
Foto ilustrim

Të mbjellat e stinës në Lekaj të Rrogozhinës po thahen për shkak të mungesës së ujit për vaditje. Fermerët thonë se puna po u shkon dëm dhe ata rrezikojnë falimentimin. Ndaj këtë të mërkurë, dolën në protestë për të kërkuar zgjidhje.

Perimet në Lekaj të Rrogozhinës po thahen për ujë.

Zona e njohuar për bujqësinë vuan mungesën e ujit të pijshëm.

Ndaj fermerët zbritën në protestë.

Ky fermer thotë se shalqinin ende nuk e ka mbjellë në arë pasi rrezikon i thahet nga mungesa e ujit dhe ai të humbë gjithë investimin.

Fermerët e Lekajt kërkuan që bordi i kullimit në Kavajë të marrë masa sa më parë për ti dhënë zgjidhje problematikës që po penalizon bujqësinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat