Policia bashkiake përplaset me artistët, Budina: Do derdhet gjak për Teatrin, nuk e lëshojmë

Shqipëria

Policia bashkiake përplaset me artistët, Budina: Do derdhet gjak për Teatrin, nuk e lëshojmë

Më: 13 maj 2020 Në ora: 19:17
Edmond Budina

Këtë të mërkurë policia bashkiake ka shkuar pranë godinës së Teatrit Kombëtar për të njoftuar marrjen nën pronësi të truallit nën vendimin e qeverisë Rama, por është përballur me artistët dhe qytetarët që mbrojnë Teatrin nga ideja e shembjes.

Policia ka vendosur njoftimin se trualli i takon teatrit Kombëtar dhe më tutje është larguar, por një akt i tillë është parë si një provokim ndaj artistëve që qëndrojnë në mbrojtje të godinës. Njëri syresh, regjisori Edmond Budina është shprehur me tone mjaft të ashpra, duke thënë se për Teatrin do të derdhet gjak. Madje Budina ka bërë thirrje drejtuar qytetarëve që të dalin me hunj e të godasin  

“Po i paralajmëroj të mos derdhin gjak. E shikoni se si vijnë në mënyrë të hajdutshme dhe sulmojnë në një moment të papërshtatshëm. Ju e patë në pak minuta ishim të shumtë këtu. Ju bëj thirrje të kini kujdes. Ruani mendjen. Sepse siç ju ikën juve, mund të na ikë edhe neve. Merrini me hu këta njerëz që vijnë në mënyrë të fshehtë dhe mafioze për të marrë pronën publike. Ndaj të gjithë shqiptarët të dalin në mbrojtje të Teatrit Kombëtar. Prandaj le të vijnë prapë”, shprehet Budina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat