Rritet numri i rasteve të reja me koronavirus në vend/ 18 të prekur në 24 orët e fundit

Shqipëria

Rritet numri i rasteve të reja me koronavirus në vend/ 18 të prekur në 24 orët e fundit

Më: 14 maj 2020 Në ora: 11:29
Ilustrim

Shtohen rastet e te prekurve me koronavirus ne vend. Ka shkuar ne 898 numri i te prekurve me koronavirus, me 18 raste te reja, ne nje “rekord” prej 11 rastesh ne Tirane.

Rastet e reja, sipas Ministrisë së Shëndetësisë kanë dalë pas testimit të kryer në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit.

“Në 24 orët të fundit janë testuar 191 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19 dhe kanë rezultuar pozitivë 18 qytetarë. Pjesa më e madhe e tyre janë kontake të rasteve të mëparshme, ndërkohë që vazhdon hetimi epidemiologjik në terren. Rastet e 24 orëve të fundit janë të shpërndara si vijon: 11 raste në Tiranë, 4 në Krujë, 2 në Berat dhe 1 në Durrës“, deklaroi Eugena Tomini.

Kujtojme se tre ditet e shkuara kane qene ditet me numrin me te ulet te rasteve te reja ne 24 ore, me vetem 4 raste pozitive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat