Mjeku i njohur: Shqipëria plotëson kriteret e New York, si zonë e gjelbër

Shqipëria

Mjeku i njohur: Shqipëria plotëson kriteret e New York, si zonë e gjelbër

Më: 14 maj 2020 Në ora: 14:45
Ilustrim

Mjeku i njohur epidemiolog Ilir Alimehmeti thotë se Shqipëria plotëson kriteret e New York State, SHBA si zonë e gjelbër.

Në një mesazh dhënë ditën e sotme ai thotë se në New York State janë përcaktuar kritere për ngjyrosjen e zonave në bashkëpunim me CDC e SHBA-së, OBSH-në, Departamentin e Shtetit dhe ekspertë të shëndetit publik.

Më tej liston se cilat kritere plotëson Shqipëria

Kriteri 1- Ulja e shtrimeve totale në spital

Sipas tij, kriteri plotësohet nga Shqipëria, pasi numri i shtrimeve të reja nuk tejkalon 15 shtrime të reja si mesatare e 3 ditëve të fundit dhe se në fakt, këto shtrime janë pothuajse zero.

Kriteri 1 i New York State plotësohet nga Shqipëria.

Kriteri 2- Ulja e numrit të vdekjeve

Gjatë 14 ditëve të fundit, Shqipëria nuk ka asnjë vdekje.

Kriteri 2 i New York State plotësohet nga Shqipëria.

Kriteri 3- Ulja e shtrimeve të reja në spital

Kriteri plotësohet nga Shqipëria, pasi numri i shtrimeve të reja nuk tejkalon 2 shtrime të reja për 100.000 banorë si mesatare e 3 ditëve të fundit. Në fakt, këto shtrime janë pothuajse zero. Kriteri 3 i New York State plotësohet nga Shqipëria.

Kriteri 4- Kapaciteti i shtretërve spitalorë

Në total janë 19 të shtruar në spital. Në kushte normale, vetëm shërbimi normal i Sëmundjeve Infektive në QSUT ka 74 shtretër, pra sikur të kishim vetëm këto shtretër kemi 75% të shtretërve në dispozicion.

Kushti është të kesh të paktën 30% të shtretërve në dispozicion.

Kriteri 4 i New York State plotësohet nga Shqipëria.

Kriteri 5- Kapaciteti i shtretërve të terapisë intensive

Vetëm 3 raste janë në terapi intensive, ndërsa shtretër janë 165, pra janë në dispozicion 98% e shtretërve intensivë. Kushti është të kesh të paktën 30% të shtretërve në dispozicion. Kriteri 5 i New York State plotësohet nga Shqipëria.

Kriteri 6-Kapaciteti i testimeve diagnostikuese

Kapaciteti diagnostik duhet të jetë të paktën 30 teste për 1000 vetë në muaj, kapacitet i cili është i mundshëm nga ISHP-ja edhe pse nuk ka qenë i domosdoshëm deri tani.

Kriteri 6 i New York State plotësohet nga Shqipëria.

Kriteri 7- Kapaciteti i gjurmimit të kontakteve

Numri i gjurmuesve në Shqipëri është i përshtatshëm nëse mbështetemi mbi raportin e infeksionit në Shqipëri. Kriteri 7 i New York State plotësohet nga Shqipëria.

Në figurat e publikuara prej tij ndodhet pamja e përgjithshme e Neë York State me kriteret e qarta.

Rastet e reja dhe hospitalizuara çdo ditë në total, në Finger Lakes (zonë e gjelbër) dhe Central New York (zonë e verdhë).

“Vini re që ngjyrimi i zonave nuk varet nga ecuria e kurbës dhe as nga numri i rasteve të përditshme, por vetëm nga përdorimi i burimeve spitalore. Për këto arsye, Shqipëria plotëson çdo kriter të New York State për të qenë krejt e gjelbër”, shkruan në mbyllje mjeku Alimehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat