Njoftimi, nga 18 maji hapen për studentët konviktet e Inxhinierisë së Ndërtimit

Shqipëria

Njoftimi, nga 18 maji hapen për studentët konviktet e Inxhinierisë së Ndërtimit

Më: 14 maj 2020 Në ora: 17:51
Foto

Duke filluar nga data 18 maj, konviktet e Inxhinierisë së Ndërtimit do të hapen për akomodimin e studentëve.

Një gjë e tillë bëhet me dije përmes një njoftimi nga Rezidenca Studentore Universitare e këtij fakulteti.

Në njoftim thuhet se do të zbatohen me përpikëmëri rregullat strikte të vendosur nga autoritetet shëndetësore.

Njoftimi

Duke iu referuar situatës në të cilën ndodhet vendi, si pasojë e pandemisë së shkaktuar nga Covid 19, ju bëjmë me dije për vendimin e marrë në lidhje me rihapjen në shërbim të studentëve të godinave akomoduese të RSU2.

Duke filluar prej datës 18 maj, godinat e Sektorit Inxhinieri pranë Rezidencës Studentore Universitare Nr.2 do të rihapen për studentët, por duke zbatuar me përpikmëri rregullat strikte të vendosura, sipas protokolleve dhe udhëzimeve bazuar në vendimet e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Udhëzimet e përcaktuara do ti gjeni të afishuara pranë godinave akomoduese, të cilat duhet të përmbushen me rigorozitet përgjatë gjithë periudhës së pandemisë. Stafi i RSU2 do të jetë në çdo moment në gatishmëri për çdo nevojë të mundshme. Duke ju uruar më të mirat për ju dhe familjet tuaja, shihemi më 18 maj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat