‘Çfarë e tremb Ramën dhe Bashën nga ne?’, Murrizi del me deklaratën e fortë pas shkarkimit të Hajdarit

Shqipëria

‘Çfarë e tremb Ramën dhe Bashën nga ne?’, Murrizi del me deklaratën e fortë pas shkarkimit të Hajdarit

Më: 14 maj 2020 Në ora: 21:33
Myslim Murrizi

Deputeti Myslim Murrizi ka komentuar pasditen e sotme debatet politike brenda grupit Parlamentar demokrat. Ai u shpreh se listat e hapura krijojnë më shumë mundësi.

“Nuk lidhem sepse nuk kam karamele në fyt, nuk kam marrë para nga taksat publike. Rama ka 22 vjet në politikë, Basha 15  vjet dhe ende vazhdojnë të qëndrojnë. Të 6 qeveritë kanë punuar me paratë publike me të njëjtën njerëz”, shprehet Murrizi.

Murrizi thotë se nuk ndikohet nga argumentet e kryeministrit Rama. “Nuk e kuptoj arsyen se përse shqetësohet Rama dhe lideri i Opozitës Lulzim Basha nga ne, përderisa na konsiderojnë të papërfaqësuar?!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat