“Basha theu ligjin për virusin”, Shehi: Ne jemi opozita më e mirë dhe më e butë

Shqipëria

“Basha theu ligjin për virusin”, Shehi: Ne jemi opozita më e mirë dhe më e butë

Më: 15 maj 2020 Në ora: 06:09
Dashamir Shehi

Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi ka folur në lidhje me gjobitjen e liderit të opozitës, Lulzim Bashës, pasi zhvilloi një takim në ambient të mbyllur në Durrës.

Shehi tha se formalisht Basha e ka thyer ligjin, ndërsa shton se dhe Rama takon njerëz pavarësisht se vendi është ende në luftë me pandeminë.

Shehi tha se opozita aktuale është më e mira, pasi që nga nëntori, nga koha e tërmetit tragjik, nuk është zhvilluar asnjë tubim.

Kryeministri i u shpreh se kryetari i PD ka thyer ligjet duke bërë një grumbullim në Durrës..

Unë kuptoj, nga ana formale mundet që zoti Basha e ka thyer. Por ne duhet të dimë të bëjmë dallimet, politikisht ky është një vendim që e ka marrë Basha për të takuar njerëzit, siç i takon dhe ky zotëria poshtë e përpjetë. Po ky ç’bën, thyen ligjin? Shiko, kjo ka qenë opozita më e mirë më e butë, ka që nga nëntori që këtu nuk kundërshtohen as ligje as vendime, absolutisht asnjë lloj tubimi. Kjo u ndez pak për teatrin. Nëse ankohen dhe nga kjo opozitë kjo tregon që këta nuk kanë më sensin e demokracisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat