Koronavirusi/ Pipero: Ja cilat janë efektet nëse do të kemi një valë të dytë

Shqipëria

Koronavirusi/ Pipero: Ja cilat janë efektet nëse do të kemi një valë të dytë

Më: 15 maj 2020 Në ora: 08:45
Pëllumb Pipero

Mjeku Pëllumb Pipero nuk përjashtoi mundësinë e një rikthimi të koronavirusit në fund të vjeshtës, ndërsa tha se kryesisht infeksionet respiratore e kanë këtë karakteristikë.

Megjithatë ai u shpreh këtë mbrëmje në “Opinion” se një valë e dytë nuk do të ketë të njëjtat efekte.

“Nuk përjashtohet një mundësi në fund të vjeshtës.

Nëse do kemi një rikthim nuk do ketë këto efekte. Sistemet janë më të përgatitura, një pjesë e mirë do fitojë imunitet, qytetarët janë më të ndërgjegjësuar, do kemi më shumë armë në dorë, ne mjekët.

Impakti nuk do jetë ky. Besoj do mjaftohemi me një distancim fizik dhe larje duarsh. Nuk do frenohet ekonomia dhe jeta”, tha mjeku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat