Një zjarr i madh përfshin pyllin në Fan të Mirditës, digjen më shumë se 200 ha pisha

Shqipëria

Një zjarr i madh përfshin pyllin në Fan të Mirditës, digjen më shumë se 200 ha pisha

Më: 15 maj 2020 Në ora: 12:48
Ilustrim

Një zjarr i madh ka rënë në afërsi të fshatit Xhuxhë në pyllin me pisha. Flakët vijojnë të jenë të përmasave të mëdha të favorizuara dhe nga era e fortë. Ndërhyrja me mjetet zjarrfikëse është shumë e vështirë pasi terreni është i thyer.

Sipas zjarrfikësve në bashkinë e Mirditës zjarri është në një lartësi malore dhe në një terren të thyer që e bën shumë të vështirë ndërhyrjen me botet e ujit.  Sipas tyre zjarri ka përfshirë një sipërfaqe prej 200 ha  pyll.

Njoftimi i MSZH Mirditë:

MZSH, bashkia Mirditë, informomacjon i orës 10.00 të datës 15.05.2020, mbi vatëren masive të zjarri në  pyllin me pisha në afersi të fshatit Xhuxhë të njësisë administrative Fan, bashkia Mirditë.

Zjarri vazhdon të jetë me permasa të mëdha me një shtrirje rreth 200 ha dhe era e fortë e bën situaten më të vështirë. Zjarri është në lartësi malore në terren të thyera, ku ështe shumë e vështirë ndërhyrja me forca dhe mjete. 

Nga forcat që janë në terren, të stacionuara në vendin e quajtur qafa e Komit, ku zjarri mund t’i  afrohet një kompleksi blegtoral, të cillët janë evakuar dhe nuk rrezikohen jetë njerëzore dhe ato të bagetive.

Në pamundësi për të ndërhyrë  me forca dhe mjete tokësore, sepse terreni është i vështirë, edhe  nderhyrje nga ajri për momentin është e veshtirë nga era e fortë dhe prezenca e mjegulles.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat