KLSh letër Erion Velisë: Pezullo vendimin për shembjen e Teatrit Kombëtar

Shqipëria

KLSh letër Erion Velisë: Pezullo vendimin për shembjen e Teatrit Kombëtar

Më: 16 maj 2020 Në ora: 12:46
Erion Veliaj

Kontrolli i Lartë i Shtetit i kërkon kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj të pezullojë vendimin për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

“Të pezullojë aktin deri në pritjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Vendimmarrjet e pabazuara ligjërisht dhe në mungesë të vendimit të gjykatës Kushtetuese mund të sjellin pasoja financiare dhe sociale” thuhet në letrën që KLSH I ka dërguar kryebashkiakut Veliaj.

Ndër të tjera KLSh kërkon që të shmangen dëmtimet e pasurisë kombëtare të parikuperueshme në të ardhmen dhe nënvizon se do të ndjekë me vëmendje këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat