E gdhiu te Teatri! Edhe Kryemadhit si Bashës, i heqin patentën dhe e gjobisin

Shqipëria

E gdhiu te Teatri! Edhe Kryemadhit si Bashës, i heqin patentën dhe e gjobisin

Më: 16 maj 2020 Në ora: 13:30
Monika Kryemadhi

Një ditë pasi policia e Tiranës njoftoi gjobitjen edhe heqjen e patentës së kryedemokratit Lulzim Basha për shkelje të rregullave të koronavirusit, e njëjta masë vjen për kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Monika Kryemadhi dhe 47 persona të tjerë janë gjobitur nga policia e Tiranës, pasi kaluan natën te Teatri Kombëtar, si formë proteste kundër shembjes së tij.

Policia e Tiranës tha zyrtarisht se në vijim të monitorimit për zbatimin e masave kufizuese të përcaktuara në Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, gjatë kontrolleve të zhvilluara mbrëmjen e djeshme, pas orës 17:30, fashë orare e përcaktuar për ndalim lëvizjeje pa autorizim në zonat e kuqe, ka konstatuar në harkun kohor 20:00 – 24:00, një grup qytetarësh të grumbulluar pranë Teatrit Kombëtar.

Në zbatim të Aktit Normativ, shërbimet e Policisë kanë proceduar me masat administrative përkatëse, gjobë dhe tërheqje të lejes së drejtimit, shtetasit: Monika Kryemadhi, Klevis Balliu, Luan Rrama, Endrit Brahimllari, Edmond Spaho, Petrit Vasili, Belind Këlliçi, K. Xh., S. L., S. K., R. K., B. Ç., B. T., E. H., E. Sh., B. B., G. Sh., A. F., A. K., A. K., J. Sh., I. G., L. S., A. Q., B. I., F. Xh., D. B., E. M., D. A., A. K., S. B., G. S., G. B., D. T., A. S., L. B., A. D., Sh. M., M., Sh., R. D., R. B., R. Ç., A. H., D. D., B. L., F. Xh. dhe B. I.

Nisur nga shkeljet e evidentuara ditët e fundit në zonat e kuqe, Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë qytetarët, sidomos ata në zonat e kuqe që të respektojnë me rigorozitet oraret e lëvizjes dhe distancimin social dhe në këtë kuadër kërkon mirëkuptimin dhe ndihmën e qytetarëve në të gjithë vendin, që të kontribuojë secili në mbrojtjen e shëndetit nga kërcënimi i virusit vdekjeprurës COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat