Shtypi amerikan: Një televizion në Shqipëri urdhërohet të mbyllet se nuk respektojë distancimin

Shqipëria

Shtypi amerikan: Një televizion në Shqipëri urdhërohet të mbyllet se nuk respektojë distancimin

Nga: B.S Më: 16 maj 2020 Në ora: 22:45
Foto

Një nga stacionet më të mëdha televizive në Shqipëri, tha të Premten, se është urdhëruar të mbyllet përfundëmisht dhe të gjobitet nga autoritetet e shtetit shëndetësor për gjoja se nuk respektojnë distancimin shoqëror në studiot e tij.

 RTV Ora News, një televizion i pavarur dhe privat, me licenë kombëtare, tha se Inspektorati Shtetëror i Shëndetësisë e gjobiti atë me 2 milion lekë shqiptarë (16,000 euro) dhe e urdhëroi atë që të ndalojë transmetimin pas dy emisioneve (talk show) të mbajtura nga moderatorët e tyre me tre persona në një studio, në vend të dy personave që është urdhesa maksimale e lejuar nga rregullat e bllokimit, të vendosura nga qeveria shqiptare.

Të dy ankesat kanë qenë kritike ndaj kryeministrit Edi Rama dhe Partisë së tij të majtë Socialiste.

Për këtë ka reaguar menjëher edhe kryeredaktori i Ora News, Brahim Shima, i cili tha se "Ata nuk po e mbyllin biznesin - por po mbyllin fjalën e lirë,"

Shkrimi i gazetës New York Times, sot i referohet Axhensisë amerikane të lajmeve Associated Press (AP) e cila thotë se ka provuar të kontaktojë me Inspektoratin Shëndetësor Shtetëror, të Shqipërisë, por simbas saj asnjeri nuk iu përgjigj thirrjeve telefonike që kërkojnë informata për vendimin. Mirëpo, fakt është se Dokumentet e dërguara në stacionin televiziv RTV Ora News, tregojnë se ata urdhëruan që ajo të ndërpresë veprimtarinë pa specifikuar kur dhe për sa kohë.

Po ashtu duke iu referuar urdhërit, ende nuk është e qartë se si mund të zbatohet një vendim i tillë.

Ndërkohë, Presidenti, Meta, Lidhja e Gazetarve Shqiptar, organizatat jo qeveritare, gazetar, e opinionist të njohur në Shqipëri, se bashku me partitë opozitare, dënuan vendimin, duke përmendur shqetësime që kan të bëjnë në Shqipëri, me qeverinë e kryeminitrit Rama, mbi ushtrimin e të fjalës së lirë. në vend.

Axhensisë amerikane të lajmeve Associated Press (AP) thotë se Presidenti i Shqipërisë zoti Ilir Meta, një ish udhëheqës i një partie të vogël opozitare(LSI), ka thënë se edhe ai ishte "thellësisht i shqetësuar".

Autoritetet shëndetësore u janë dhënë fuqi të zgjeruara gjatë pandemisë pasi vendi shpalli një gjendje katastrofe natyrale deri më 23 qershor, shkruan Axhensia amerikane të lajmeve Associated Press (AP), duke shtuar se Shqipëria vendosi rregulla të rrepta pasi mbylli kufijtë e saj dhe mbylli pothuajse të gjith bizneset lokale dhe ndryshoi kodin e saj penal për shkelësit e atyre rregullave në luftën për mbrojtjen nga Coronavirus COVID-19.


Ndërkohë raportet e këtyre viteve të fundit nga organizatat ndërkombëtare për lirinë e medias, në Shqipëri, javën e kaluar në një raport mbi lirinë e medias në botë, kanë shprehur shqetësimin se liria e medias në vend, e cila sipas tyre po njeh vetëm përkeqësim.

Situata u bë më e vështirë gjatë pandemisë, ndërsa sot mbërriti edhe ky urdhër.

Ministria e Shëndetësisë, në Shqipëri ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 17 persona të prekur me koronavirus në vend, nga të cilat 8 raste të reja në Tiranë, 8 në Durrës dhe 1 në Krujë.

Aktualisht, janë 19 persona të cilët po marrin ndihmën mjekësore në spital, nga të cilët 4 janë në terapi intensive, thotë MSH-ja.

Kështu numri total i të infektuare në vend shkon në 916 persona.

Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
 

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat