Ambasada britanike: Të zhgënjyer nga mungesa e dialogut, dhuna minon parimet themelore të demokracisë

Shqipëria

Ambasada britanike: Të zhgënjyer nga mungesa e dialogut, dhuna minon parimet themelore të demokracisë

Më: 17 maj 2020 Në ora: 12:49
Shembja e Teatrit Kombëtar.

Ambasada e Britanisë në vendin tonë ka reaguar për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Përmes një postimi në Twitter, ambasada shpreh shqetësimin për mungesën e dialogut dhe se dhuna minon parimet themelore të demokracisë.

''Të zhgënjyer thellësisht nga mundësitë e humbura për dialog mbi ndërtesën e Teatrit Kombëtar dhe dhunën në Shqipëri. Ne mbështesim të drejtën demokratike për të protestuar dhe u bëjmë thirrje të gjithë të përfshirëve për të siguruar që ata janë paqësorë. Dhuna minon parimet themelore të demokracisë.''

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat