Postbllok policor në hyrje të autostradës, lëvizja nga Elbasani në Tiranë vetëm nga rruga e vjetër

Shqipëria

Postbllok policor në hyrje të autostradës, lëvizja nga Elbasani në Tiranë vetëm nga rruga e vjetër

Më: 17 maj 2020 Në ora: 12:54
Elbasan

Një postbllok në Elbasan mësohet se nuk lejon lëvizjen e mjeteve drejt Tiranës nga tuneli i Krrabës, por vetëm nga rruga e vjetër, e qafës së Krrabës.

Që prej orës 08.00 të mëngjesit është vendosur ky postllok me urdhër të ministrit Lleshaj. Burime të tjera thonë se “postblloku në dalje të qytetit të Elbasanit, pranë fshatit Bradashesh ekziston prej disa ditësh, kjo për faktin se një bashki e gjelbër nuk mund të lëvizë lirisht drejt një bashkie të kuqe siç është Tirana, pa autorizim.

Por këtu ka patur një përshkallëzim të situatës. Forcat policore, të ndihmuara edhe nga forcat e ushtrisë, nuk lejojnë qarkullimin me ose pa autorizim; të dy rrugët e vjetra drejt Tiranës janë të bllokuara, kjo sepse ka patur një njoftim të opozitës për një bashkim drejt Tiranës për protestën për Teatrin Kombëtar në kryeqytet. Nga Elbasani nuk do të ketë asnjë dalje në drejtim të Tiranës nga autostrada.

Një prej tyre ka qenë edhe ish-deputeti Luçiano Boçi që ka dalë të udhëtojnë nga autostrada, por nuk është lejuar nga Policia dhe ka pasur një debat verbal mes tyre.

Sipas burimeve lejohet vetëm ato mjete që kanë destinacion final Tiranën dhe jo më pas kthimin sërish në Elbasan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat