Kryemadhi bllokon rrugën: Do t’ia ha veshin Edi Ramës

Shqipëria

Kryemadhi bllokon rrugën: Do t’ia ha veshin Edi Ramës

Më: 17 maj 2020 Në ora: 18:00

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi iu bashkua protestës së të rinjve.

Bashkë me disa ish-deputete të LSI bllokuan rrugën duke mos lejuar kalimin e makinave.

"Unë do ta shkel ligjin e Edi Ramës. Do qëndroj këtu sa të kemi mundësi. Unë mendoj se ky është reagimi im i momentit. Nuk i njoh ligjet e Edi Ramës. Nuk e njoh as Edi Ramën as kush është me Edi Ramën. Është territori i Shqipërisë dhe jo i Serbisë. Vetëm një serb mund të prishë Teatrin Kombëtar ", u shpreh Kryemadhi.

Në një debat me një qytetar i cili i kërkonte që të premtonte se nuk do të amnistonte këtë krim të rëndë, Kryemadhi i tha prerë: Unë do t’ia ha veshin Edi Ramës. Kaq po të them! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat