Rama jep ndryshimin e madh: Nga nesër hiqet fasha e orarit në…

Shqipëria

Rama jep ndryshimin e madh: Nga nesër hiqet fasha e orarit në…

Më: 17 maj 2020 Në ora: 18:40
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një statusi në “Facebook” ka bërë me dije se në zonat e gjelbërta do të hiqet fasha e orarit dhe se në zonat e kuqe do të zgjatet deri në orën 21:00.

Statusi:

Nga nesër për javën në vazhdim, në bazë të vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë:

? FIERI KTHEHET NË ZONË E GJELBËR

? HIQET KREJTËSISHT FASHA ORARE E LËVIZJES NË ZONAT E GJELBËRTA

? FASHA ORARE E LËVIZJES NË ZONAT E KUQE ZGJATET DERI NË ORËN 21.00

? HIQEN NË TË GJITHË VENDIN AUTORIZIMET PËR LËVIZJEN E KËMBËSORËVE APO AUTOMJETEVE

VAZHDON TË JETË E NDALUAR HYRJE – DALJA E AUTOMJETEVENË ZONAT E KUQE⛔️

? QEVERIA DO TË NDRYSHOJË NESËR AKTIN NORMATIV PËR HEQJEN E NDALESËS SË STUDIOVE TV PËR TË FTUAR JO MË SHUMË SE NJË PERSON. DO TË MBETET VETËM KUSHTI QË TË FTUARIT TË VENDOSEN NË DISTANCË 2m NGA NJËRI – TJETRI?

Miq, me heqjen e të gjitha autorizimeve të lëvizjes, ekspozimi ndaj infeksionit rritet shumë dhe barra e çdo individi për të ruajtur veten e të tjerët gjithashtu!

Ju lutem bëni më të mirën tuaj si deri tani dhe kujdes në mënyrën më të veçantë më të moshuarit e të sëmurët në familjet tuaja, të cilët duhet të vetëkufizojnë daljet maksimalisht?

*Masa 14 ditore për të vetëkarantinuarit nuk ndryshon dhe shkelja e saj ndëshkohet nga ligji dhe Kodi Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat