Hajdari dhe Gjiknuri “mblidhen” pa opozitën, ngec Reforma Zgjedhore

Shqipëria

Hajdari dhe Gjiknuri “mblidhen” pa opozitën, ngec Reforma Zgjedhore

Më: 18 maj 2020 Në ora: 12:08
Rudina Hajdari

Bashkëkryetarët e tryezës së për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari u paraqiten sot për të diskutuar për Reformën Zgjedhore, por mbledhja nuk u zhvillua pasi opozia jashtëparlamentare e bojkotoi.

“Ata nuk janë më mbledhje dhe kjo është një ngjarje fatkeqe. Mendoj se progresi i Reformës Zgjedhore nuk duhet të kushtëzohet nga ngjarje të tjera. Reforma u ndërpre njëherë gjatë pandemisë dhe tani duhet të ndërpritet sërish për shkak të mungesës së opozitës. Unë i bëj thirrje opiozitës që të marirn përgjigjesitë e tyre dhe të bashkohen në tryezë, pranda unë i mirëpres“, tha Gjiknuri.

Palët kishin rënë dakord për t’u mbledhur për reformën zgjedhore, por ditën e djeshme, kreu i PD-së, Lulzim Basha, pas mbledhjes në selinë blu, i pyetur se a do të ketë reformë zgjedhore sot, Basha u shkurt “Jo nuk do të ketë”.

PD e LSI pritet t’i bashkohet sot protestës së organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në orën 16:30, ndërsa Basha e Kryemadhi kanë theksuar se do të jenë në mbështetje të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat