I shkroi letër kryeministrit Rama për të festuar “Festën e Abetares”/ Dëshira e 6-vjeçarit u bë realitet

Shqipëria

I shkroi letër kryeministrit Rama për të festuar “Festën e Abetares”/ Dëshira e 6-vjeçarit u bë realitet

Më: 18 maj 2020 Në ora: 19:03
Ilves Selimani

“I dashur xhaxhi kryeministër, Edi Rama. Unë që po të shkruaj këtë letër jam Ilves Selmani. Unë jam në klasën e parë, në shkollën “17 Shkurti”- Qesarak, Tiranë. Prej një muaji unë jam në karantinë dhe i kam zbatuar të gjitha këshillat që keni dhënë ju dhe doktorët. Edhe detyrat që m’i ka dhënë mësuesja nga telefoni i mamit i kam bërë përditë. Por unë dua të di nga ty xhaxhi Edi, kur do të mbarojë kjo situatë? Mezi pres të festoj “Festën e Abetares” , pasi festat e nëntorit nuk i festova për shkak të tërmetit. Të përqafoj nga larg”.

Kjo letër është shkruar nga 6-vjeçari Ilves Selimani, i cili ashtu si fëmijët e tjerë në vendin tonë qëndron në shtëpi, pasi si pasojë e koronavirusit shkollat janë mbyllur. Dëshira e Ilvesit për të festuar “Festën e Abetares”, u realizua, edhe pse në një formë virtuale. I ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Ilves sëbashku me mamanë, treguan të gjithë përjetimet e festës aq të dashur për fëmijët.

“Ishte e diel dhe mendova që t’i shkruaja xhaxhi Edi Ramës një letër, që të festoja festën e abetares. Unë do të bëja pesë pjesë të ndryshme, u shpreh Ilves.

Ndërsa mamaja e vogëlushit, u shpreh se i biri ka pasion shumë të maëdh muzikën e vallet popullore.

“Fëmijët u bë tre muaj që janë shkëputur nga shkolla. Falë mësueses Suzana Deliu, fëmijët festuan “Festën e Abetares”. Vallet popullore i qan. Pipzat, vallet e jugut pëlqen më shumë. Sepse ky është i përzier babai nga Erseka ndërsa majaja tiranse. Festa e abetares vetëm një herë bëhet, shpresoj që të mos ketë pandemi më, të zhduken në të gjithë botën”, u shpreh mamaja e Ilvesit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat