Zëdhënësja e KE: Liria e shprehjes, ADN e Europës

Shqipëria

Zëdhënësja e KE: Liria e shprehjes, ADN e Europës

Më: 19 maj 2020 Në ora: 23:41
Ana Pisonero Hernandez

Në hartën ndërkombëtare të denoncimeve për kërcënimet e gazetarëve dhe mediave në botë është renditur dhe gjoba dhe kërcënimi për mbylljen e TV Ora, nga Inspektoriati Shtetëror i Shëndetësisë.

Në platformën për të promovuar mbrojtjen e gazetarëve dhe gazetarinë e sigurtë, të mbështetur dhe nga Këshilli i Europës janë raportuar 77 denoncime mes tyre dhe kjo e TV Ora.

Ndërkohë edhe zëdhënësja e Komisionit Europian ka bërë një reagim si përgjigje ndaj pyetjes së bërë nga gazetarja shqiptare në Bruksel Erisa Zyka.

Erisa Zyka: A do të kompromontojë situate akuale në Shqipëri kuadrin negociator që komisioni do të prezatojë në muajin qershor, sepse cështja e Teatrit Kombëtar nuk është e vetmja që ka rënduar situatën aktuale. Qeveria shqiptare ka kërcënuar pak ditë më parë me mbyllje TV Ora, dhe një program shumë të njohur Tempora, që është televizion kritik ndaj qeverisë, që hedh dritë mbi aferat korruptive në vend, dhe gjithashtu në 9 maj, ditën e Europës aktivistë të njohur u dhunuan nga forcat policore megjithëse ata respektuan distancën sociale. Pra tashmë ne kemi disa të drejta themelore të shkelura njëkohësisht ajo e shprehjes, e shtypit, vetë Kushtetutën. A do ti konsiderojë Komisioni Europian këto çështje në hapin e ardhshëm për negociatat?

Ana Pisonero Hernandez: Erisa ti e di shumë mirë që gjatë javëve të kaluara vendet e Bashkimit Europian dhe ato përtej janë përballur me pasojat e Covid 19 dhe krizën shëndetësore. I kemi pranuar të gjithë sëbashku se këto janë kohera të pazakonta dhe se sa e nevojshme është të gjenden mjetet për tju kundërpërgjigjur shpërthimit të pandemisë, por ne kemi bërë shumë shumë të qartë se çdo masë emergjence duhet të respektojë parimet themelore, duhet të kufizohet vetëm tek çfarë është e nvojshme, dhe çdo masë duhet të jetë proporcionale. Këtë gjë e kemi bërë shumë të qartë edhe përgjatë javës së kaluar se  liria e shprehjes është një nga të drejtat themelore të shoqërisë demokratike, një nga vlerat bazike të BE, dhe sic tha presidenti i KE në Saminit e vendeve të Ballkanit Perëndimor e bëmë shumë të qartë më shumë se një herë, se kjo liri është ADN-ja e Europës dhe është një element jetik për funksionimin e unionit dhe zgjerimin e tij. Për sa i përket çëshjes  lidhur me kuadrin negociator mund të them se Komisioni është duke punuar dhe duke përgatitur propozimet për këtë kuadër dhe do ti prezantojmë në qershor. Kornizat e këtij kuadri do të reflektojnë edhe kërkesat edhe kushtet e Këshillit të Europës të bëra publike me dhënien e dritës jeshile për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Metodoligjia e re e zgjerimit vendos këto vlera themelore edhe më shumë në qender te procesit të negociatave në këtë kontekst kapitulli 23 (gjyqësori dhe të drejtat themelore) dhe 24 (si dhe drejtësia liria dhe siguria) do të hapen të parët dhe do të mbyllen të fundit. Kjo do të vendosë edhe hapat dhe shpejtësinë e procesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat