Shembja e Teatrit Kombëtar, jehonë në mediat ndërkombëtare

Shqipëria

Shembja e Teatrit Kombëtar, jehonë në mediat ndërkombëtare

Më: 20 maj 2020 Në ora: 06:36
Foto nga shembja e Teatrit

Kjo pamje bëri xhiron e shtypit ndërkombëtar. Mediat më prestigjioze ndërkombëtare i bënë jehonë shembjes së godinës së Teatrit kombëtar mëngjesin e 17 majit.

Washington Post boton në shkrimin temë-titull: “Protestuesit shqiptarë përleshen me policinë pas shembjes së Teatrit” bën një pasqyrim të plotë të të gjithë zhvillimeve që ndodhën ditën kur fadromat shkatërruan godinën e teatrit.

New Yort Times sjell historinë e rezistencës së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ndërsa akti final për shembjen e tij ka zemëruar jo pak qytetarët.

Duke përdorur thirrjet e qytetarëve “turp” dhe “diktaturë”, New Yourk Times shkuan se pikërisht ky akt ka ndezur revoltat qytetare.

Skena të ngjashme me ato të regjimit diktatorial. Kështu i ka parë të gjitha zhvillimet në Tiranë në shkrimin e saj “Il fatto Quotidiano”. Në një analizë të gjatë “Il fatto Quotidiano” shkruan se kjo nuk është vetëm një çështje kulture shkruan por përfshin edhe instituconet ndaj kërkon reagim të fortë ndaj veprimeve të kryeministrit Edi Rama.

Rrëzimi i teatrit, dhuna e policisë dhe gjithçka ndodhi në 17 maj u përcollën dhe nga mediat në Itali. Le Iene pasqyron gjithçka dhe shkruan se vendimi i Edi Ramës për të shembur teatrin ka revoltuar qytetarët shqiptarë.

Edhe mediat gjermane i kushtuan një vëmëndje të madhe shembjes së teatrit, dhunës policore dhe zaptimit të hapësirës publike. Ndërsa ZDF gjermane fousohet në dhunën dhe arrestimet e qytetarëve shqiptarë që protestuan kundër shembjes së teatrit një tjetër prestigjioze gjermane Sueddeutsch Zaitung publikon artikullin me titull: Hapësirë e lirë për një qendër tregtare.

Der Standard teksa e konsideron rrëzimin e teatrit “grusht shtetit në kohën e pandemisë” shkruan se njeriu që mburret se ka bërë fushatë për shkatërrimin e teatrit triumfoi duke shembur brenda natës Teatrin Kombëtar.

Der Standard nuk nguron në shkrimin e saj as krahasimi me Vuçiç, ku të dy i konsideron autokratë. Ndërsa shtypi në mbarë botën ngriti alarmin, Komisioni Europian si edhe trupat diplomatike në tiranë kanë kritikuar ashpër qeverinë për këtë hap.

Komisionit Europian, u shpreh i shqetësuar për veprimet e Edi Ramës për shembjen e teatrit kombëtar, ndërsa I kishte kërkuar më herët kryeministrit dialog me grupet e interest për këto cështje.

Edhe Hannes Swoboda shkruan në Twitter se është i tronditur nga shembja e Teatrit dhe kërkon që dikush të ja shpjegojë këtë gjë.

Edhe Ambasada Gjermane dhe ambasada Britanike kanë shfaqur kudnërshtinë për mënyrën dhe kohën në të cilën qeveria vendosi shembjen e teatrit.

Pa dialog me grupet e interest si dhe në kushtetet e emergjencës Ambaadori gjerman dhe ai I britanisë e konsiderojnë të pakuptimte vendimin për të ndërhyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat