Mot i paqendrueshëm të mërkurën, priten shira të imtë

Shqipëria

Mot i paqendrueshëm të mërkurën, priten shira të imtë

Më: 20 maj 2020 Në ora: 07:51
Bastar-Murrize, Parku Kombëtar “Mali i Dajtit”, Tiranë, maj 2020

Dita e mërkurë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, njofton SHMU. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshjet e shiut do të jenë të herëpasherëshme me intensitet të ulët të karakterit lokal në pjesën më të madhe të vendit, përgjatë relieveve malore reshjet hera-herës do të jenë në formën e shtrëngatave afatshkutra.

Era do të vijojë të jetë nga kuadrati i jugut me shpejësi 1-8m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton shpejtësi deri në 15m/s.

Temperaturat parashikohen me një rënie në të dyja vlerat, me konkretisht:

vendet malore 12°C deri në 26°C

vendet e ulëta 14°C deri në 32°C

vendet bregdetare 11°C deri në 30°C

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat